Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Durrës arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, shtetasin A. M., 37 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut, pasi ka ndihmuar shtetasen E. J., që të kalojë në mënyrë të paligjshme kufirin në PKK Port Durrës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasin P. P., 24 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin E. Ll., 43 vjeç, banues në Durrës, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.