Vihen në pranga 4 persona në Durrës e Krujë për vepra të ndryshme penale, 2 prej tyre ishin në kërkim.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë bënë të mundur ndalimin e shtetasit në kërkim A. Rr., 44 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë i caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Po nga këto struktura u ndalua shtetasi në kërkim Erjon Beshiri, 34 vjeç, banues në Mat, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë e ka dënuar me 1 vit burgim, për veprën penale” Vjedhja”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Postës së Policisë Manzë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin S. I., 35 vjeç, banues në fshatin Kullë, Sukth, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin E. K., 63 vjeç, banues në lagjen nr.14 Durrës, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjëndje të dehur.





