Vihen në pranga dy të rinj në Durrës pasi u kapën me kanabis dhe thikë, si dhe kundërshtuan efektivët e policisë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit G. S., 26 vjeç dhe E. D., 27 vjeç, të dy banues në Durrës.

Gjatë kontrolleve fizike, shtetasit G. S. iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, ndërsa shtetasit E. D. iu gjet dhe iu sekuestrua një mjet prerës (thikë).

Gjithashtu, të dy këta shtetas kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.