Në qytetin e Durrësit ka vijuar pastrimi i të gjithë vijës bregdetare, bashkë më monumentet e trashëgimisë kulturore në zonën e Ishmit.  Të angazhuar në këtë aksion pastrimi kanë qënë edhe nxënësit e shkollave të mesme.

Bashkia njofton nëpërmjet postimit në rrjetet sociale se “Gjatë gjithë kësaj jave kemi pastruar vijën bregdetare, por edhe monumentet e trashëgimisë kulturore. Duke pastruar të gjithë zonën në kalanë e Ishmit. Nismës sonë i janë bashkuar edhe nxënësit e shkollave të mesme.”

Gjatë gjithë kësaj jave është organizuar një aksion pastrimi në të gjithë Bashkinë Durrës, i përqëndruar  në vijën bregdetare.

Aksioni u ndërmor në prag të sezonin turistik.