·        Shtohen dy ekipe mbështetëse me personel ndihmës.

·        Janë siguruar të gjitha medikamentet nga kontratat e lidhura me kohë

DURRËS, 3 shkurt 2015 –  Virozat e stinës, për shkak të motit të paqëndrueshëm dhe të ftohtë, janë bërë shqetësuese edhe në qytetin bregdetar.

Zëvendësdrejtori teknik i spitalit rajonal të Durrësit, doktori i shkencave mjekësore, Gent Kavaja i tha “Dyrrah”-ut se në urgjencën e të rriturve janë shtuar së tepërmi vizitat, të cilat arrijnë në 200-250 në ditë, ku 70 për qind e tyre janë me simptoma gripi. Kurse në urgjencën pediatrike vizitohen mesatarisht 180 fëmijë në ditë, pjesa më e madhe e të cilëve rezultojnë me grip.

Dr. Kavaja tha se janë marrë masa, duke shtuar dy ekipe mbështetëse me personel ndihmës. Janë siguruar të gjitha medikamentet nga kontratat e lidhura me kohë me grosistët.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/