Durrës, 10 qershor 2014 – Vjedhja e dy pallonjve dekorative shumë të shtrenjtë i ka kushtuar lirinë 36 vjeçarit Berti Tikvina, nga fshati Koxhas, Shijak.

Mbrëmjen e së dielës ai ka vjedhur në banesën e shtetasit H.Gj., nga Sukthi, dy pallonj dekorativë, që kushtonin jo pak, por 1000 euro. Pas denoncimit të bërë nga pronari i pallonjve, policia ka mundur të identifikojë dhe të prangosë autorin e kësaj vepre penale pasditen e së hënës.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/