DURRËS, 24 dhjetor 2013 – Varfëria po shkakton problem me vjedhjet e vogla, që nga kompjuterët dhe vathët. Drejtoria e policisë së shtetit për qarkun Durrës-Krujë njofton se më datë 23 dhjetor 2013, ora 23.30, u ndalua Eugjen B., 29 vjeç, nga Durrësi, si i dyshuar për dy vjedhje në qendrën tregtare “Flagship”. Rreth orës 10.00 të 23 dhjetorit 2013 ka vjedhur 1 PC (personal computer) ACER. Më 9 dhjetor 2013 ka vjedhur 1 PC D.O.T.E.S.; u sekuestruan kompjuterët. Më 24 dhjetor 2013, ora 1.00, u arrestua Zaimir B., 31 vjeç, banues në lagjen nr. 4 Durrës, sepse më 23 dhjetor 2013, rreth orës 17.00, në lagjen nr. 5 Durrës, i ka marrë nga veshi një palë vathë shtetases S. R., 26 vjeçe; u sekuestrua sendi i vjedhur. 13-vjeçarja R. S., nga Tirana, është identifikuar si e dyshuar për vjedhjen më 23 dhjetor 2012, rreth orës 12.00, të një butiku në lagjen nr. 3 Durrës, ku ka marrë rreth 15.000 lekë. E mitura njihet për një sërë vjedhjesh të realizuara së bashku me vëllezërit e saj në dyqane të ndryshme kryesisht të zonës së bulevardit të Durrësit.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





