DURRËS, 31 tetor 2014 –  Elektriku i zbulon paradite, policia u vë hekurat pasdite, kështu ka ndodhur me tre pronarë lokalesh.

Drejtoria e policisë së shtetit njofton se të enjten më datë 30 tetor 2014 në orët 17:30, 18:00 dhe 18:30 u arrestuan në flagrancë përkatësisht A. K., banues në lagjen nr. 13; D. M., në lagjen nr. 11; D. XH., në lagjen nr. 15 me akuzën e vjedhjes së energjisë elektrike.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga punonjësit e operatorit të shpërndarjes së energjisë elektrike (OSSHE), në orët 12:00 dhe 10:00 paradite në lokalet e tyre bar-bufe kishin bërë lidhje të paligjshme korrenti apo ndërhyrje në matës.

Kurse një jo-pronar, O. Ç., nga lagja nr. 14 do të ndiqet penalisht në gjendje të lirë për të njëjtën akuzë.

Sipas një statistike të drejtorisë së policisë së shtetit të qarkut Durrës-Krujë, blutë në përbërje të drejtorisë kanë mbështetur OSHEE-në në 119 raste; ata të komisariatit të qytetit bregdetar në 99, të Shijakut në 75 dhe të Krujës në 18 raste.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/