· NË KËRKIM PRONARI I KOMPLEKSIT “GJOKA” NË SALLMONE
DURRËS, 11 mars 2015 – Drejtoria e policisë së qarkut njofton se të martën, më 10 mars 2015, ora 20:30 u arrestuan në flagrancë dy të rinj, Ramazan Meçani, 19 vjeç dhe Gëzim Lushnja, 22 vjeç, të dy banues në Durrës. sepse gjatë natës në lagjen Nr. 14 Durrës, kanë vjedhur të gjitha instalimet elektrike të banesës së shtetasit A. Ç. 18 vjeç. Ishin shpallur në kërkim.
Po të martën, më 10 mars 2015, filloi procedimi penal në mungesë dhe shpallja në kërkim policor i 44-vjeçarit D. Gjoka, banues në fshatin Sallmone, komuna Xhafzotaj. Policia thotë se, rreth orës 10:00 paradite, policia e Shijakut dhe task forca e OSHEE-së zbuluan lidhje të paligjshme të energjisë elektrike në kompleksin e tij “Gjoka” në Sallmone.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





