DURRËS, 10 mars 2015 – Drejtoria e policisë së qarkut njofton se të martën, më 10 mars 2015, komisariati i Shijakut, në vijim të operacionit për kontrollin e territorit për evidentimin e lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike, procedoi penalisht 5 biznesmenë: Shkëlzen Xhika, 39 vjeç dhe Sami Hoxha, 48 vjeç, të dy banues në Manzë; Artur Mani, 39 vjeç, banues në Sukth; Vasil Xhepexhiu, 42 vjeç, banues në Hamallaj; Hafize Sheshi, 66 vjeçe, banuese në Xhafzotaj. Katër të parët janë shpallur në kërkim, ndërsa personi i fundit u procedua në gjendje të lirë.
Po ashtu, të hënën, më 9 mars 2015, ora 19.30, në lagjen nr. 15, në banesën e Behar Hilajt, 34 vjeç, u konstatua një lidhje të paligjshme në rrjetin shpërndarës. Punohet për kapjen e tij.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





