DURRËS, 18 shkurt 2015 – Drejtoria e policisë e qarkut njofton se të martën, më 17 shkurt 2015, kanë ndodhur tri vjedhje në zonën rurale të rrethit të Durrësit.
Në orën 07.00, në lagjen nr. 4 Vadardhë Sukth, është konstatuar vjedhja e dyqanit, pronë e shtetasit G. H. 41, ku janë marrë një sasi mallrash me vlerë 20 mijë lekë. Në orën 08.00, në fshatin Gjepalaj, zbulohet se ishin vjedhur 24 rrënjë ullinj me vlerë rreth 24 mijë lekë, në pronësi të 62-vjeçarit Sh. Gj. Gjatë natës, në fshatin Borçë, Bashkia Manëz, në banesën e 42-vjeçarit S. A., u “xhapën” 20 krerë pula fushe. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





