Dhunë në një familje në Durrës, vjehrra rreh dhe ofendon nusen e djalit.
Policia informon se “më datë 28.03.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen M.I., 33 vjeçe, pasi dyshohet se vjehrra, shtetasja F.I., 64 vjeçe, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj”.
Ndja vjehrrës 64-vjeçare ka nisur procedimi. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.





