DURRËS, 30 gusht 2013 – Edhe dëfrimi është i rrezikshëm, kishte ardhur nga Sukthi për qejf në plazh dhe përfundon në spital nga pakujdesia. Drejtoria e policisë së shtetit e qarkut njofton se më 30 gusht 2013, rreth orës 00.15 të mesnatës është sjellë në urgjencën e spitalit rajonal të Durrës në gjendje të rëndë D. Elezi, 21 vjeç, banues në Sukth. Ai u rrëzua nga një lodër me susta, e instaluar në sektorin Iliria të plazhit të Durrësit. Uniformat blu po sqarojnë rrethanat e ngjarjes.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/