32 nxënës të shkollave të mesme të bashkisë Durrës janë vlerësuar me çertifikata mirënjohjeje dhe shpërblime financiare.
Ceremonia e vlerësimit u zhvillua në ambientet e Këshillit Bashkiak, ku e pranishme ishte edhe kryebashkiakja Sako.
Përmes një postimi në rrjete sociale, ajo falenderon nxënësit për arritjet dhe shpreh mbështetjen e pushtetit vendor për ta.
Postimi i plotë i Sakos:
Në një ceremoni të veçantë ku kemi dhënë çertifikata mirënjohjeje dhe shpërblime financiare për 32 nxënësit e ekselencës të shkollave të mesme të bashkisë Durrës, 11 prej të cilëve kanë fituar medalje ari, 4 nxënës janë renditur ndër më të mirët e Maturës Shtetërore në të gjithë vendin, ndërsa nxënësit e tjerë janë fitues të olimpiadave kombëtare si dhe konkurseve kombëtare e ndërkombëtare.
Ne do t’i mbështesim gjithmonë nxënësit ekselentë që arrijnë të tilla rezultate të larta. Vlerësim për këta nxënës që me shumë punë e përkushtim kanë arritur suksesin, mirënjohje për mësuesit që falë mundit dhe pasionit të tyre edukojnë brezin e ri si dhe një mirënjohje e veçantë për prindërit për sakrificat që bëjnë për fëmijët.
Ne do ti vlerësojmë gjithmonë nxënësit të cilët kanë rezultate të shkëlqyera e që janë krenari jo vetëm për familjet e tyre por edhe për qytetin.