Dy punonjës sigurie të Portit të Durrësit janë arrestuar pasi dyshohet se kanë vjedhur një motomjet me vlerë rreth 2500 euro të importuar nga Zvicra në pronësi të shtetasit K.K.
Në pranga kanë rënë I.F 45 vjeç dhe G.D 47 vjeç të dy banues në Durrës të cilët ishin me detyrë për ruajtjen dhe sigurimin e objektit të portit
Motomjeti i vjedhur është gjetur dhe sekuestruar.


Njoftimi i plotë:
Durrës
Vodhën një motomjet në port, me vlerë 2500 euro; kapen dhe vihen në pranga dy autorët e dyshuar.
Dy të arrestuarit ishin me detyrë për ruajtjen dhe sigurimin e objektit të portit.
Sekuestrohet motomjeti i importuar nga Zvicra.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave që shpallen në kërkim dhe për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjeve, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga shtetasit:
I. F., 45 vjeç, dhe
G. D., 47 vjeç,
të dy banues në Durrës.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë vjedhur një motomjet të importuar nga Zvicra, me vlerë rreth 2500 euro, në pronësi të shtetasit K. K.
Motomjeti është vjedhur brenda ambienteve të portit të Durrësit, ndërkohë që të dy këta shtetas ishin me detyrë funksionale për ruajtjen dhe sigurimin e objektit të portit.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Vjedhja e kryer në bashkëpunim, duke shpërdoruar detyrën.”





