Një 48-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Durrësit, pasi i ka vjedhur biçikletën shtetasit A.V.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Vjedhja”, shtetasin A. A., 48 vjeç, banues në lagjen nr.17, Durrës, pasi i ka vjedhur biçikletën shtetasit A. V.“, tha policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.





