Ish-kryeplaku i fshatit Shkallë në Manzë mund të jetë vrarë nga një familjar i tij. 19 ditë nga krimi ndaj Mirosh Djaloshit, ekspertët kanë ngushtuar rrethin e të dyshuarve. Grupi hetimor rrëzoi pistën e konfliktit me të tjerë persona apo vrasjen për shkak të grabitjes dhe po ngre dyshime se autori mbetet njëri prej familjarëve të viktimës.

Këto pretendime të hetuesve vijnë pas zbulimit të konflikteve të  vazhdueshme të ish-kryeplakut  me të afërmit e tij për shkak të alkoolit. Hetuesit kanë në dorë edhe deklaratat kontradiktore të bërë nga bashkëshortja dhe djali i viktimës për vendndodhjen e tij pak orë para krimit.

Trupi i pajetë i Mirosh Djaloshit u gjet në orët e para të mëngjesit të së premtes të 18 marsit, në rrugicën e oborrit të banesës.

Policia konstatoi se 54-vjeçari ishte goditur disa herë me çekiç pas koke, që i kishte i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

/Tv Klan