DURRES, 13 maj 2013- 15 vjeçari Fatos Daci, ka ndërruar jetë në spitalin e Durrësit, pasi mbeti i plagosur me thikë nga 18 vjeçari Xhulio Leka.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12.45 minuta në plazh të Durrësit në afërsi të sektorit "Iliria", duke shkaktuar panik tek pushuesit.
I plagosuri është dërguar për në spitalin rajonal të Durrësit nga banorë të zonës, por nuk ka mundur ti mbijetojë plagëve të mara, duke ndërruar jetë vetëm pak minuta pas mbërritjes.
Policia e cila ka mbërritur menjëherë në vendngjarje po heton për zbardhjen e rrethanave në të cilën ka ndodhur vrasja, ndërsa vetëm pak minuta pas ngjarjes ka bërë të mundur identifikimin e autorit si dhe arrestimin e tij.
Paraprakisht burime policore bëjnë me dije se ngjarja e rëndë mendohet të ketë ndodhur pas ndonjë konflikti të çastit mes dy të rinjve për motive të dobëta.
/e.a. Agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





