Gjykata e Durrësit ka dhënië masën e sigurisë arrest me burg për Çlirim Shahollin, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij Adriana Shaholli.
Në këtë seancë nuk ka patur të pranishëm asnjë familjar të Shahollit, i cili goditi për vdekje nënën e gjashtë fëmijëve.
Me kërkesë të prokurorisë, gjykata nxori jashtë nga salla mediat. Prokurorja e çështjes Rabjana Halili tha se hetimet janë sekrete dhe ndaj seanca duhet të zhvillohet me dyer të mbyllura.
Gjyqtarja Eda Kaja pranoi kërkesën e prokurores dhe i largoi mediat, pavarësisht kundërshtimit të gazetarëve që nuk kemi të bëjmë me të mitur.
VRASJA
Ngjarja makabre ndodhi në Durrës, në lagjen numër 15, mbrëmjen e 8 majit. Pas krimit, në gjendje mjaft të rëndë psikologjike, Çlirim Shaholli ka deklaruar para hetuesve se gjithçka ndodhi papritmas dhe ai ende nuk e besonte se kishte vrarë gruan e tij.
“U zumë siç zihemi gjithnjë. Unë e shtyva dhe ajo më shtyu dhe në një moment ajo humbi ekuilibrin dhe ra në tokë, ku ju ça koka. Nuk e di si ndodhi. Ende nuk e besoj që ajo ka vdekur”, ka deklaruar në gjendje shoku bashkëshorti 42-vjeçar.
Gruaja e tij Ana 40 vjeçe mbërriti në spitalin e Durrësit me një plagë në kokë, ku dhe humbi jetën pak minuta më vonë.





