DURRES, 9 prill 2013– Arrest me burg,  kjo është masa e sigurisë që gjykata e Durrësit ka dhënë për Lefter Pashën 51 vjeç. 

Ai akuzohet nga organi i akuzës për vrasjen e nënës së tij, Mejreme Pasha 70 vjeçe, ngjarje kjo e ndodhur 3ditë më parë në fshatin Kullë të Durrësit.
Pasha në pritje të masës së sigurisë është  shfaqur kokë ulur dhe i pavetëdijshëm  për krimin që ka kryer, duke pohuar para trupit gjykues se nuk ka qenë  koshient për veprimet që çuan deri në ekzekutimin e nënës së tij.

“Unë jam i sëmurë dhe marr mjekim, nuk më kujtohet se çfarë kam bërë, dua të largohem nga këtu për të shkuar tek fëmijët e mi në Greqi, nuk mbaj mend asgjë, gjithçka mund të këtë ndodhur teksa jemi grindur për një çështje pa rëndësi”- kanë qenë këto fjalët që i pandehuri tha para gjygjtarit të çështjes, Tritan Hamitaj. 

Krahas deklaratës së të pandehurit, organi i akuzës e cilësoi arrestimin e 51 vjeçarit si të ligjshëm, mbi të cilin rëndon akuza e vrasjes me paramendim, duke kërkuar masën e sigurisë arrest me burg.

Sipas prokurores së çështjes, Anila Jella, 51-vjecari ka shkuar në shtëpinë e viktimës, ku fillimisht e ka kërcënuar me një sëpatë në dorë,  ndërsa në debat e sipër për ti marrë një shumë parash së ëmës, ai e ka qëlluar disa herë në kokë, duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse.

Ndërkaq organi i akuzës duke marrë parasysh gjendjen e rënduar mendore ka kërkuar ekspertimin  e gjendjes psiqike të të pandehurit.

Avokati mbrojtës i të pandehurit, Halil Hoxha ka kërkuar një masë më lehtësuese për klientin e tij, pasi sipas avokatit ai vuan nga probleme mendore, për të cilën dhe kurohet.

Trupi gjykues pasi ka dëgjuar organin e akuzës dhe avokatin mbrojtës, vendosi të japë masën e sigurisë “ Arrest me Burg “ për 51-vjeçarin.

NGJARJA

Një krim brenda familjes ka ndodhur 3 ditë më parë në fshatin Kullë të bashkisë Manzë. 

Djali ka masakruar për vdekje nënën e tij me mjete të forta. Policia e cila ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe bën me dije se viktima është Merjeme Pasha rreth 70 vjeçe, ndërsa autori është i biri i saj 51 vjeçari Lefter Pasha, i cili është arrestuar menjëherë nga policia. 

Sipas banorëve të zonës e moshuara jetonte e vetme dhe vizitohej hehë pas here nga djali i saj Lefter, i cili është i ve.

Paraditen e sotme 51 vjecari ka shuar në shtëpinë e nënës së tij dhe i ka kërkuar paratë që e moshuara kishte mbledhur nga pensioni dhe dërgesat e fëmijëve të tjerë që ndodhen në emigracion.

Duket se e moshuara nuk ka dashur t’ia japë paratë djalit të saj, gjë që ka nxitur reagimin e dhunshëm të këtij të fundit.

Sipas fqinjëve të të moshuarës një debat me tone të larta është dëgjuar pak minuta para se të ndodhte ngjarja.

Mosdhënia e parave ka acaruar 51 vjeçarin që nuk ka nguruar të godasë më mjete të forta nënën e tij. 

/e.a. Agjencia Lajmeve "Dyrrah"/