2 tetor 2015 – Shënohet vetëvrasja e radhës në qytetin e Durrësit. Një 58-vjeçar i ka dhënë fund jetës ditën e djeshme më 1 tetor, në banesën e tij në lagjen nr.6.
Burime nga policia bëjnë me dije se shtetasi M.H. ka vrarë veten me automatik, dhe në trupin e viktimës janë gjetur 2 plumba. Ndërsa, shkaqet të cilat çuan 58-vjeçarin drejt aktit të rëndë të vetëflijimit nuk dihen ende.
Policia njofton se në shtëpinë e viktimës u gjetën në cilësinë e provës materiale automatiku model 56, një krehër me 20 fishekë dhe 2 gëzhoja.
Materialet e këtij rasti i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vetëvrasja”.
/S.L. portali DurresLajm/