11 shtator 2015 – Një ngjarje e rëndë raportohet mesditën e kësaj të premteje në qytetin e Durrësit, ku një 59-vjeçar i  ka dhënë fund jetës. Sipas informacioneve paraprake nga policia, 59-vjeçari me iniciale F.S. është vetëvrarë me armë zjarri, pistoletë TT, në zonën e Kallmit.

Viktima ishte shpallur në kërkim nga efektivët e Durrësit, pasi babai i tij 82-vjeçar kishte denoncuar në polici zhdukjen e tij. Ai ishte larguar nga shtëpia dy ditë më parë (9 shtator), ndërsa sot ka ndërmarrë aktin ekstrem të vetëflijimit.

Paraprakisht dyshohet se shkak për vetëvrasjen është bërë gjendja depresive e 59-vjeçarit.

Menjëherë në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

/S.L. portali DurresLajm/