DURRËS, 24 prill 2013 – Një 27 vjecar, me profesion shofer, është ekzekutuar me armë zjarri të llojit pistoletë, sapo ka zbritur nga automjeti i tij tip "Ford Fokus" me targa të huaja.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në mes të një blloku pallatesh në lagjen nr 18 të qytetit bregdetar.
27-vjeçari i indetifikuar me emrin Refik Lila, banor i lagjes numër 17 është dërguar me shpejtësi në spital, por nuk ka arritur ti mbijetojë tre plagëve të marra në trup.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur efektivë të policisë kriminale dhe të rendit, të cilët kanë punuar për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa në cilësinë e provës materiale kanë sekuestruar tre gëzhoja të shtëna nga arma me të cilën është kryer ekzekutimi.
Nga ana e policisë është bërë i mundur identifikimi i autorit të vrasjes, me Ardit Hyska, i cili është larguar menjëherë nga vendngjarja së bashku me armën e krimit me anë të një automjeti. Pas kërkimeve disa orëshe policia bëri të mundur prangosjen e tij. Mësohet se Hyska, 28 vjeç, lindur në Tiranë dhe banues në Durrës, është një shtetas me precedentë të mëparshëm për vepra penale kundër personit e pronës.
Ekspertë të kriminalistikës, por edhe hetues të cështjes, kanë marrë në pyetje mbi 20 persona në cilësinë e dëshmitarit, ndërsa janë shoqëruar tre persona të cilët dyshohet të kenë dijeni për ngjarjen.
Policia sqaron se viktima nuk njihej si person me precedent të mëparshëm penal, ashtu sikurse dhe autori i dyshuar i vrasjes.
Dy janë pistat në të cilën është fokusuar puna e policisë, ajo e vrasjes pas një konflikti të çastit, apo vrasjes me paramendim pas një konflikti të hershëm që dy personat kishin pasur për një femër.
Vijon…
/e.a. Agjencia Lajmeve "Dyrrah"/





