Durrës, 22 prill 2014 – Një 23 vjeçare që vuante nga depresioni ka tentuar t’i japë fund jetës duke u hedhur para një furgoni me targa KO 7796 A. 23 vjeçarja, identitetin e së cilës policia nuk e ka zbardhur, e ka kryer këtë akt pasditen e djeshme në Sukth.
Fatmirësisht shoferi i furgonit, një 53 vjeçar ka frenuar në kohë, gjë që ka evituar përplasjen e fortë me vajzën e re. 23 vjeçarja është shoqëruar menjëherë në spitalin e Shijakut për të marrë ndihmën e parë për lëndimet e pësuara.
Policia njofton se e reja ka pasur vetëm plagë të lehta dhe pas mjekimit është shoqëruar për në shtëpinë e saj. Më shumë sesa lëndime si pasojë e aksidentit të evituar, 23 vjeçarja ka qenë në gjendje të rënduar për shkak të sëmundjes nga vuante dhe tronditjes së pësuar gjatë ndërmarrjes së tentativës së vetflijimit.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





