Durrës, 18 maj 2014 – Operacioni i policisë së Durrësit “Weekend” ka çuar pas hekurave 3 shpërndarës droge, ndërkohë që janë sekuestruar edhe 170 doza heroinë.

Sektori i Antidrogës pranë Drejtorisë së Policisë së Qarkut Durrës ka prangosur shtetasit:  Orges Mona 28 vjeç, Roland Tafa, 34 vjeç dhe Mandrit Mona, 19 vjeç, të tre me banim në Durrës. 
Sipas informacioneve që bën të ditur policia, gjatë operacionit në fjalë janë sekuestruar dhe 5 gr marijuanë, një pistoletë tip beretë e kalibrit 7. 65 mm, një krehër me 7 fishekë luftarakë, një maskë e zezë, një bajonetë dhe një peshore elektronike.

agjencia e lajmeve “Dyrrah”/