DURRES, 05 mars 2013– Ditën e nesërme, rrjeti Barazi në Vendimmarrje në kuadrin e iniciativës “Zhvillimi i Demokracisë përmes Barazisë Gjinore” zhvillojnë Workshop-in me të njëjtën temë, në orën 10:00, në ambjentet e Autoritetit Portual Durrës.

Integrimi i gruas në politikë, por edhe në fusha të tjera të vendimmarrjes do të jenë temetika kryesore e diskutimeve në këtë workshop, ku pritet të jepen rekomandime për një pjesëmarrje të barabartë dhe të drejtë të grave, nisur kjo dhe nga fakti se zgjedhjet e 23 qershorit po afrojnë.

/m.b. Agjencia e Lajmeve “Dyrrah”/