DURRËS, 13 maj 2015 –  Në ditën Ndërkombëtare të Infermierëve Xhemile Keçi është vlerësuar si infermierja më e mirë e qarkut të Durrësit. Xhemile Keçi punon prej vitesh në spitalin rajonal të Durrësit (SRD) dhe aktualisht mban detyrën e kryeinfermieres së terapisë intensive. Në veprimtarinë e organizuar me këtë rast ishin të pranishëm Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, presidenti i Urdhrit të Infermierëve Sabri Skënderaj dhe dhjetëra infermierë nga i gjithë vendi.

 

 

 

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/