DURRËS, 4 shkurt 2015 –  Drejtoria e policisë së shtetit e qarkut Durrës-Krujë njofton se të martën, më 3 shkurt 2015, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për Ylli Likometin, 43 vjeç, banues në lagjen nr. 7. Blutë thonë se, rreth orës 12.00, më 3 shkurt 2015, në lagjen nr. 11, u kap duke ushtruar aktivitet të palicencuar. 43-vjeçarit iu sekuestruan 976 mijë lekë.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/