Një 19-vjeçar është arrestuar, ndërsa ndaj një tjetri ka nisur procedimi, pasi akuzohen për dy vjedhje të kryera në qytetin e Durrësit.

Më datë 28.06.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi J.M., vjeç 19, banues në Durrës, si dhe u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin e mitur L.Zh., vjeç 17, banues në Durrës.

Dyshohet se gjatë natës, në bashkëpunim kanë tentuar të vjedhin parukerinë në pronësi të shtetasit A.A., vjeç 42, banues në Durrës.

Gjithashtu ata akuzohen se kanë vjedhur lokalin në pronësi të shtetasit A.P., vjeç 55, banues në Durrës, ku kanë marë pajisje lojërash (playstation).

Ndja tyre rëndon vepra penale “Vjedhja” sipas nenit 134/2 të Kodit Penal.