Policia ka mundur të identifikojë dhe vërë në pranga autorin e plagosjes me thikë së një shtetasi në qytetin e Durrësit. Ngjarja ndodhi në mesnatë dhe 42-vjeçari i plagosur u gjet i shtrirë në trotuar.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin:
F.Kovaçi 21 vjeç, banues në Durrës.
Më datë 30.04.2017, rreth mesnatës, në lagjen Nr.1, Durrës, për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin E.H. 42 vjeç, banues në Durrës.
Shtetasi E.H. është gjetur nga Efektivet e Patrullës së Rendit Publik, gjatë kryerjes së shërbimit, rreth orës 00:40 në rrugën "Taulantia" në trotuar.
Menjëherë është dërguar në Spitalin Rajonal Durrës për ti dhënë ndihmën e parë mjekësore, I cili aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor në kohë rekord ka kryer veprimet e para hetimore duke bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale " Vrasja me dashje" e mbetur në tentativë parashikuar në nenin 76, 22 të Kodit Penal.





