Durrës/Zbulohet një lokal i përshtatur për lojëra fati (baste sportive). Arrestohen dy shtetas organizonin lojëra fati.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, nga kontrollet e vazhdueshme në ambiente të ndryshme, të kryera me qëllim goditjen e rasteve të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, kanë konstatuar se në dy lokale në lagjen nr. 15, Durrës dhe në Shijak, viheshin baste sportive.
Në vijim të veprimeve janë vënë në pranga shtetasit L.T., 20 vjeç, banues në lagjen nr. 6 Durrës, dhe R. H., 50 vjeç, banues në Shijak. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestrohen 2 aparate celularë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.