Komisionet zgjedhore të fakulteteve të Universitetit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit, pas kalimit të afatit ligjor të shqyrtimit të aplikimeve, kanë shpallur kandidatët zyrtarë që janë në garë për t’u zgjedhur dekanë të fakulteteve dhe përgjegjësa departamentesh.
Më 20 prill, në të gjitha universitetet publike të vendit zhvillohen zgjedhjet për organet dhe autoritetet e tyre drejtuese për mandatin e ri deri në vitin 2020. Sa i përket Universitetit “A. Moisiu”, pas 20 prillit fillon mandati i ri i senatit akademik, i rektorit, i dekanëve të gjashtë fakulteteve dhe i përgjegjësave të 23 departamenteve.
Krahas shpalljes së kandidaturave për dekanë dhe përgjegjësa departamentesh, dje u përmbush edhe kushti i fundit përgatitor sa i përket administrimit të proçesit zgjedhor, që ishte ngritja dhe funksionimi i Komisionit të Apelimit. Në bazë të kuadrit ligjor në fuqi, Komisioni i Apelimit do të shqyrtojë ankesat mbi rezultatet e proçesit zgjedhor në Universitetin “A. Moisiu”.
Kandidatët për dekanë dhe përgjegjësa departamentesh
Fakulteti i Edukimit
Dekan i Fakultetit të Edukimit
- Prof. As. Jani Sota
- Prof. As. Lekë Sokoli
- Prof. As. Muharrem Jakupi
- Prof. As. Regjina Gokaj
Përgjegjës i Departamentit të Gjuhës Shqipe
- Dr. Edlira Abdurrahmani
- Dr. Monika Hasani
- Dr. Suela Kastrati
Përgjegjës i Departamentit të Gjuhëve të Huaja
- Prof. As. Griselda Abazaj
Përgjegjës i Departamentit të Letërsisë
- Dr. Marisa Kërbizi
- Dr. Olimbi Velaj
Përgjegjës i Departamentit të Pedagogjisë
- Prof. As. Fjoralba Satka
Përgjegjës i Departamentit të Psikologjisë
- Dr. Adisa Teliti
- Dr. Blerina Xhakolli
- Dr. Mirjam Reçi
Përgjegjës i Departamentit të Sociologjisë
- Prof. As. Doreta Tartari
Fakulteti i Biznesit
Dekan i Fakultetit të Biznesit
- Prof. As. Azeta Tartaraj
Përgjegjës i Departamentit të Menaxhimit
- Dr. Olta Nexhipi
- Dr. Sanije Doda
Përgjegjës i Departamentit të Marketingut
- Prof. As. Ervin Myftaraj
Përgjegjës i Departamentit të Financë-Kontabilitetit
- Dr. Ada Aliaj
Përgjegjës i Departamentit të Turizmit
- Dr. Leida Matja
- Dr. Majlinda Muka
- Dr. Nevila Çinaj
Fakulteti i Shkencave Politike-Juridike
Dekan i Fakultetit të Shkencave Politike-Juridike
- Prof. As. Afrim Krasniqi
- Prof. As. Andon Kume
- Prof. As. Eugen Pepa
Përgjegjës i Departamentit të Administrimit Publik
- Prof. As. Fatbardha Kadiu
Përgjegjës i Departamentit të Shkencave Politike
- Dr. Elda Zotaj
- Dr. Marsida Ismaili
Përgjegjës i Departamentit të Drejtësisë
- Dr. Arben Cara
Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit
Dekan i Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit
- Prof. As. Lindita Mukli
Përgjegjës i Departamentit të Matematikës
- Dr. Osman Hysa
- Dr. Robert Kosova
Përgjegjës i Departamentit të Shkencave Kompjuterike
- Dr. Senada Bushati
Përgjegjës i Departamentit të Teknologjisë së Informacionit
- Dr. Elda Cina
Fakulteti i Studimeve Profesionale
Dekan i Fakultetit të Studimeve Profesionale
- Prof. As. Asllan Hajdëri
- Prof. As. Osman Metalla
Përgjegjës i Departamentit të Mjekësisë*
- Dr. Eriola Keçi
- Dr. Laura Gjyli
*Vendimi është ende në proçes shqyrtimi pasi është ankimuar
Përgjegjës i Departamentit të Inxhinierisë
- Dr. Alma Golgota
- Dr. Marsida Klemo
Përgjegjës i Departamentit të Mekanikës dhe Transportit
- Dr. Mehdi Shehu
Ankimimi i vendimit të Komisionit të Zgjedhjeve të Fakultetit të Studimeve Profesionale
Gjatë periudhës së pranimit të aplikimeve për kandidatë për dekan dhe përgjegjësa departamentesh, Prof. As. Pirro Prifti shprehu vullnetin për të qenë një nga kandidatët për përgjegjës së Departamentit të Mjekësisë në Fakultetin e Studimeve Profesionale. Por, Komisioni i Zgjedhjeve i Fakultetit të Studimeve Profesionale përjashtoi aplikimin e tij me arsyetimin se ai ka konsumuar dy mandate në këtë detyrë. Prof. As. Pirro Prifti ka ankimuar këtë vendim dhe, nëse vendimi i Komisionit Zgjedhor Institucional të Universitetit “A. Moisiu” shkon në favor të tij, ai shpallet kandidat për përgjegjës të Departamentit të Mjekësisë në Fakultetin e Studimeve Profesionale, ndërkohë që dy kandidaturat e shpallura përjashtohen për shkak të kualifikimit më të ulët që kanë.
Fakulteti i Studimeve të Integruara me Praktikën nuk zhvillon zgjedhje
Rasti i Fakultetit të Studimeve të Integruara me Praktikën i Universitetit “A. Moisiu” përbën një rast të veçantë dhe përjashtohet nga rregulli i përgjithshëm për të mbajtur zgjedhje për autoritetet drejtuese. Kjo sepse, pavarësisht se është një prej njësive kryesore përbërëse të Universitetit “A. Moisiu”, Fakulteti i Studimeve të Integruara me Praktikën gëzon status të veçantë, bazuar në Vendimin Nr. 827, datë 11.06.2008, të Këshillit të Ministrave.
Në bazë të vendimit lartëpërmendur të Këshillit të Ministrave, rektori i Universitetit “A. Moisiu” emëron dekanin e Fakultetit të Studimeve të Integruara me Praktikën, duke përzgjedhur një prej tre kandidaturave që propozon Këshilli i Fakultetit të Studimeve të Integruara me Praktikën. Ndërkohë, më pas, është dekani i Fakultetit të Studimeve të Integruara me Praktikën ai që emëron përgjegjësit e tre departamenteve, pas propozimeve që vijnë nga Këshilli i Fakultetit të Studimeve të Integruara me Praktikën. Sa i përket anëtarëve të Këshillit të Fakultetit të Studimeve të Integruara me Praktikën të Universitetit “A. Moisiu”, ata nuk zgjidhen, por, në bazë të vendimit të lartëpërmendur të Këshillit të Ministrave, janë anëtarë ex officio.
Gara për rektorin e Universitetit “A. Moisiu”
Në garë për t’u zgjedhur rektor i Universitetit “A. Moisiu” janë Prof. Bardhyl Ceku, Prof. Elmas Leci dhe Prof. Kseanela Sotirofski, dhe që të tre vijnë nga stafi akademik i vetë Universitetit “A. Moisiu”. Në këtë pikë, për shkak edhe të faktit se Prof. Kseanela Sotirofski ka qenë pjesë e Universitetit “A. Moisiu” që nga themelimi i tij dhe padyshim edhe pjesë e përpjekjeve për konsolidimin e tij, ajo hyn në këtë garë më e favorizuar se sa dy kundërshtarët që kanë shumë pak kohë në këtë universitet. Për më tepër, deri tani Prof. Kseanela Sotirofski ka drejtuar Fakultetin e Edukimit, që është edhe fakulteti më i madh, sa i përket numrit të stafit akademik, në të gjithë Universitetin “A. Moisiu”.
N. H.





