DURRES, 20 qershor 2013 – Në Durrës, zgjedhjet e përgjithshme parlamentare nuk po japin asnjë efekt negativ në sektorin e turizmit.

Këtë e dëshmon fare mirë numri i madh i personave që frekuentojnë plazhet e Durrësit  në këtë periudhë.

Sipas agjencive turistike, në raport me një vit më parë numri i turistëve të huaji që frekuntojnë vendin tonë, ka shënuar një rritje. Por, nga ana tjetër koha në të cilën mbahen zgjedhet ka frenuar largimin e shqiptarëve drejt vendeve të ndryshme të europës, të cilat i kanë planifikuar pushimet pas 23 qërshorit.

"Përsa i përket turistëve të huaj, të cilët preferojnë të kalojnë pushimet në vendin tonë, ka pësuar një rritje në krahasim me të njëjtën periudhë me një vit më parë. Por, nëse flasim për shtetasit shqiptar, të cilët preferojnë të kalojnë pushimet në vende të ndryshme të Ballkanit e Europës e më gjerë, ka një ulje të prenotimeve në këtë periudhë që ne flasim. Prenotimet më të mëdha janë bërë pas 23 qershorit, çka do të thotë që zgjedhjet kanë stopuar pushimet e shqiptarëve në këtë periudhë jashtë vendit",-tha Edmond Basho menaxher i agjencie turistike në Durrës.

Ndryshe nga agjencitë turistike, ato të udhëtimit tregojnë se kthimi i emigrantëve në vendin tonë, vazhdon të mbajë të njëtin trend me një vit më parë. Sipas Dragua Dragoit, menaxhert i një agjencie udhëtimi, muaji qershor nuk ka rritur aspak fluksin e emigrantëve shqiptar që kthehen në vendin tonë.

"Prenotimet përsa i përket muajit në të cilën ndodhemi nuk kanë pësuar një rritje në raport me të njëjtën periudhë me një vit më parë. C'ka do të thotë që interesi i emigrantëve për t'u kthyer në Shqipëri për zgjedhjet parlamentare mbetet i ulët"-tha Dragoi.

Koha në të cilën po mbahen zgjedhjet nuk ka ndryshuar axhendën e pushuesve të ardhur nga Kosova apo Maqedonia, ashtu sikurse dhe pushuesve shqiptar, të cilët vijojnë ta frekuentojnë plazhin e Durrësit në këto ditë të nxehta vere. E gjithë vija bregdetare e plazhit publik është mbipopulluar në të gjithë gjatësinë e saj. 

Numri i turistëve nga jashtë vendit sipas statistikave të zyrës së turizmit në prefekturë është rritur me 10% me shumë krahasuar me një njëtën peridhë të një viti më parë.

Ndërsa përgjatë këtij 15 ditëshi nga porti i Durrësit kanë hyrë mbi 3 mijë e 700 shtetas, duke mbajtur të njëtin trend më të njëtën peridhë të një viti më parë.

/e.a. Agjencia e lajmeve "Dyrrah"/