Durrës, 16 korrik 2014 – Dy baballarë kanë denoncuar në polici faktin se dy vajzat e tyre adoleshente janë larguar nga shtëpia në drejtim të paditur.
Mësohet se dy 15 vjeçaret, njëra nga Durrësi V.K. dhe tjetra nga Ishmi E.T., janë larguar nga shtëpitë respektive gjatë të martës. Mungesa e tyre e zgjatur ka alarmuar familjarët të cilët i janë drejtuar policisë për ndihmë.
Kjo e fundit ka nisur kërkimet për gjetjen e dy adoleshenteve dhe rikthimin e tyre pranë familjeve.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





