DURRËS, 28 tetor 2014 –  Durrsaku i merr borxh me noter 130 mijë euro bashkëqytetarit për të ndërtuar hotel në rivierën e Jonit dhe pastaj zhduket.

Drejtoria e policisë së qarkut Durrës-Krujë njofton se po procedon penalisht në mungesë 55-vjeçarin me inicialet B .G., banues në lagjen nr. 18 me akuzën e mashtrimit.

Uniformat blu sqarojnë se ndaj B. G.-së ka bërë kallëzim një 47-vjeçar me inicialet Xh. R., banues në lagjen nr. 14, i cili ankohet se me 55-vjeçarin ka nënshkruar marrëveshje noteriale më parë, duke i dhënë 130 mijë euro për ndërtimin hoteli në fshatin piktoresk të Qeparoit në rivierën Himarës (në foto)

Por pas ndërtimit, borxhliu e ka shitur, duke mos i kthyer shumën prej 130 mijë euro.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/