Sektori Shkencor në Qendrën Kulturore të Fëmijëve Durrës, organizon sot fazën e dytë të olimpiadës së matematikës në shkallë rrethi në ambientet e shkollës 9-vjeçare “Qemal Mici”.

Në olimpiadë marrin pjesë mbi 300 nxënës të shkollave publike dhe jo publike, nga klasa e katërt deri në të nëntën, të cilët kanë kaluar fazën e parë në institucionin që ndjekin mësimin.

Në një postim në Facebook, QKF Durrës njofton se këtë vit, finalja e Olimpiadës Ballkanike do të zhvillohet në qytetin e Klinës në Kosovë.

Nxënësit skualifikues të klasës së shtatë, tetë dhe nëntë për në finale, do të konkurojnë për çmimin fitues në datat 17-18-19-20 maj. Olimpiada e matematikës Durrës këtë vit mbush plot 20 vite.