Prefekti i Qarkut Durrës Emiljan Jani ka zhvilluar ditën e sotme takimin e Komitetit Rajonal të Zhvillimit të Turizmit.

Bëhet me dije se takimi kishte si qëllim bashkërendimin e veprimtarisë së Institucioneve Shtetërore ligjzbatuese, Degëve Territoriale dhe Njësive të vetqeverisjes vendore në mënyrë që sezoni turistik veror 2024 të funksionojë në kushte sa më të mira.

“Prefekti në fjalën e tij nënvizoj rëndësinë e marrjes së të gjitha masave në drejtim të krijimit të të gjitha kushteve, shërbimeve dhe infrastrukturës së nevojshme kryesisht në zonat turistike në drejtim të pastërtisë, procesit të hartëzimit të zonave turistike, përcaktimit të stacioneve të plazhit publik dhe privat sipas të gjitha kritereve të përcaktuara në VKM-së 171 datë 27.03.2019 për miratimin e rregullores “Për kushtet dhe kriteret e ushtrimit të veprimtarisë së stacionit të plazhit”, procedurave të aplikimit në e-albania të subjekteve të ndryshme dhe procedurave të aplikimit në e-albania për objetet me strukturë të çmontueshme.”, thuhet ndër të tjera në postimin e Prefektit të QarkutDurrës në rrjetet sociale

Postimi i plotë:

Prefekti i Qarkut Durrës Z. Emiljan Jani zhvilloi sot takimin e Komitetit Rajonal të Zhvillimit të Turizmit ku ishin të pranishëm: Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës Drejtues i Parë Z.Skënder Hita, Zv/Kryetari i Bashkisë Durrës Zv/Renis Mullaj, Drejtori i Kufirit dhe Migracionit Z.Altin Merizaj, Drejtoresha e NJVKSH Znj.Aurora Hyka, Dr i Kapitenerisë së Portit Durrës Z.Taulant Allka, Drejtoresha e Drejtorisë së Tatimeve Znj.Ina Bello, Dr i Qëndrës Muzeore Durrës Z.Alban Ramohitaj, Dr i Qëndrës Muzeore Krujë Z.Mehdi Hafizi, Dr i Agjencisë Rajonale të Bregdetit Z.Shpetim Çiku, Drejtor i ARM Z.Ermal Arapi.

Takimi u drejtua nga Prefekti i Qarkut Durrës Z.Emiljan Jani dhe kishte si qëllim bashkërendimin e veprimtarisë së Institucioneve Shtetërore ligjzbatuese, Degëve Territoriale dhe Njësive të vetqeverisjes vendore në mënyrë që sezoni turistik veror 2024 të funksionojë në kushte sa më të mira.

Gjatë takimit të pranishmit prezantuan planet e veprimit të hartuara nga ana e tyre për menaxhimin e sezonit turistik veror 2024, analizuan masat që janë marrë deri më tani, shërbimet e kryera apo që do të kryen në vazhdimësi, si dhe problematikat e konsatuara nga sezoni i kaluar.

Prefekti në fjalën e tij nënvizoj rëndësinë e marrjes së të gjitha masave në drejtim të krijimit të të gjitha kushteve, shërbimeve dhe infrastrukturës së nevojshme kryesisht në zonat turistike në drejtim të pastërtisë, procesit të hartëzimit të zonave turistike, përcaktimit të stacioneve të plazhit publik dhe privat sipas të gjitha kritereve të përcaktuara në VKM-së 171 datë 27.03.2019 për miratimin e rregullores “Për kushtet dhe kriteret e ushtrimit të veprimtarisë së stacionit të plazhit”, procedurave të aplikimit në e-albania të subjekteve të ndryshme dhe procedurave të aplikimit në e-albania për objetet me strukturë të çmontueshme.

Në përfundim palët shprehën angazhimin e tyre të plotë për të vijuar më tej bashkëpunimin ndërmjet institucioneve, me qëllim ngritjen e kapaciteteve në ofrimin e kushteve të sigurisë, qetësisë dhe standardeve të larta për çdo vizitor dhe turist!