DURRËS, 9 dhjetor 2013 –  “Sebepi i sherrit është femra”, inatin që kishte për dashnoren e shfryn dhe tek uniformat blu. Drejtoria e policisë së shtetit për qarkun Durrës-Krujë njofton se të shtunën, 7 dhjetor 2013, ora 15.00, u arrestua Ervis Xh, 28 vjeç, banues në Durrës. Në orën 8.00 Ervisi po debatonte me ish-të dashurën e tij në lagjen nr. 14 Shkozet. Ndërsa patrulla po e shoqëronte për në stacionin e policisë Plazh, 28-vjeçari ka sharë dhe goditur dy punonjësit e policisë në detyrë. Kjo “trimëri” dhe gjithë nervozizmi nga sherri me një femër, që e shfryu mbi përfaqësuesit e organeve të rendit, do t’i kushtojë rëndë.

 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/