Durrës, 10 qershor 2014 – Një konfikt pronësie me pronarin e fabrikës së përpunimit të mermerit në lagjen nr.14 Durrës e ka shtyrë një të moshuar që të thyejë me gurë xhamat e objektit.

Sipas policisë, 73 vjeçari F.J. ka thyer gjatë orëve të pasdites xhamat e fabrikës në pronësi të shtetasit K.K., në shenjë hakmarrje ndaj këtij të fundit.

Ndaj 73 vjeçarit që akuzohet për veprën penale “Shkatërrim prone”, policia ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/