Bie zjarri në Fllakë të Durrësit, në një sipërfaqe prej 15 ha tokë.

Sipas informacioneve nga policia, dyshohet se kemi të bëjmë me zjarrvënie të qëllimshme, ndërsa autori nuk është zbuluar ende.

Zjarri ka rënë ditën e shtunë në tokën në pronësi të shtetasit S.D., vjeç 48, të cilit si pasojë i janë djegur stalla e bagëtive dhe baza ushqimore.

Policia informon se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit, në bazë të nenit 151 të Kodit Penal “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.