Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë zonën kodrinore në fshatin Kuraten, në zonën e Ishmit.
Zjarrfikësit janë në luftë me flakët dhe po mundohen me mjete rrethanore të vënë nën kontroll zjarrin, për të evituar përhapjen në një sipërfaqe edhe më të madhe.
Siç duket edhe në pamjet filmike që kanë mbërritur në redaksinë e DurrësLajm, flakët kanë përfshirë një zonë me shkurre dhe pemë dhe rrezikojnë të përhapen edhe më shumë.
Mësohet se zjarri fillimisht është vënë nga banorët e zonës, por për shkak të erës ai u ka dalë nga kontrolli dhe kanë kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të zjarrikësve.
Për shkak të terrenit të vështirë, mjetet zjarrfikësve nuk mund të depërtojnë deri në vatrën e zjarrit, për këtë arsye efektivët e saj po punojnë me të gjitha mjetet për të parandaluar përshkallëzimin e flakëve.





