Makina e kreut të OSHEE-së Adrian Çelës është shkrumbuar mbrëmë nga zjarri.

Ngjarja është regjistruar pas mesnatës në një parking nëntokësor prej dy katesh në lagjen nr. 1 të Durrësit, ku fillimisht flakët kanë rënë në mjetin tip “Land Rover” me targa AA 064 AX, që i përket Adrian Çelës.

Forcat zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje për të bërë të mundur neutralizimin e flakëve. Mësohet se ndërhyrja ka qenë e vështirë dhe zjarri që kishte rënë te mjeti i Çelës, rrezikonte të përfshinte dhe mjetet e tjera të parkuara aty pranë.

Shkaku i këtij zjarri nuk dihet ende, ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.