Durrës, 6 prill 2014 –  Një pikë tregtimi vajrash dhe gomash është përfshirë nga flakët paraditen e sotme. Flakët janë vënë re rreth orës 10:40 minuta dhe menjëherë është dhënë alarming banorët e zonës që kanë njoftuar zjarrfikësit. Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikëset nga qyteti i Durrësit si dhe ato të autoriteteve portuale, ndërkohë që policia, e pranishme në zonën e rrezikuar, ka evakuuar banorët e zonës.

Subjekti i përfshirë nga flakët ndodhet pranë “Fushës së Sportit” në Sukth. Mësohet se nuk nuk ka persona të dëmtuar nga zjarri, ndërsa dëmet materiale konsiderohen të mëdha. Vatra e zjarrit u zgjerua në një kohë të shpejtë, gjë që e vështirësoi edhe më shumë punën e zjarrfikësve për të vënë në kontroll flakët. Në ndihmë të zjarrfikëseve kanë shkuar edhe shumë forca policie. Policia ka nisur hetimet mbi shkaqet e rënies së zjarrit.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/