22 korrik 2015 – Edhe Durrësi është përfshirë nga flakët ditën e sotme. Zjarri ka rënë në pyllin e Draçit në zonën e Ishmit duke djegur disa shkurre dhe ullishte.  

Forcat zjarrëfikëse të mbërritura në vendngjarje, po vijojnë punën për të mbajtur nën kontroll përhapjen e flakëve në zonën e pyllëzuar.  

Me rritjen e temperaturave, vazhdon situata disi kritike në vendin tonë, ku nga zjarri janë përfshirë disa kullota në malin e Shëngjinit, disa hektarë pyje në fshatin Meglushe të Shkodrës, gjithashtu dhe në zonën e Vrionit në Sarandë, dhe në Malin e Bardhë në Bulqizë.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/