DURRËS, 8 janar 2015 – Zyra e kujdesit ndaj klientit të OSHEE është përfshirë nga flakët. Menjëherë, në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e policisë dhe ato të zjarrfikëses.
Burime të policisë bëjnë me dije, se paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit është një shkëndijë elektrike.Fillimisht, zjarri ka rënë në kompjuterat që ndodhen në zyrën e kujdesit ndaj klientit.
Momentalisht nuk ka të dhëna për persona të lënduar. Policia ka nisur hetimet, ndërsa 2 zjarrfikëse po punojnë për vënien nën kontroll të zjarrit.





