DURRËS, 19 tetor 2014, ora 12:30 – Të dielën, më 19 tetor 2014, rreth orës 11 paradite, ka rënë zjarr në një pallat, në zonën e “Bërryli”-t në lagjen nr. 1 të qytetit të Durrësit, afër “Arragosta”-s, thanë dëshmitarë në vendngjarje.
Menjëherë kanë shkuar zjarrfikëset dhe flakët u vunë nën kontroll. Ka mbërritur dhe një autoambulancë. Rreth orës 12:00, burime nga drejtoria e policisë së shtetit të qarkut thanë se nuk ka pasur viktima. Brenda në apartament nuk kishte njeri, por janë djegur të gjitha orenditë. Besohet se, për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike qysh në orën 7 të mëngjesit dhe rikthimit të saj rreth orës 10:00, mund të jetë shkaktuar qark i shkurtër në ndonjë pajisje elektroshtëpiake e lënë takuar.
Trafiku në rrugën “Taulantia” në drejtim të Currilave u bllokua qysh prej orës 11:00. Dyrrah-u do të bëjë përditësime në të ardhmen.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/