4shtator 2015 – Zjarri që ra mbrëmjen e sotme në tregun e rrobave të përdorura në Durrës alarmoi banorët e tregtarët. Për shkak se tregu ekziston brenda bllokut të pallateve, zjarrfikësit e policia janë përpjekur të largojnë banorët që jetojnë në lagjen 5. Është pikërisht zona e njohur si ish-rajoni i policisë, që përfshin pjesën nga sheshi “Pranvera” deri pranë stadiumit.
Paraprakisht dyshohet se shkak është bërë një shkëndijë elektrike, e cila nuk dihet ku e ka pasur burimin. Aktualisht, konfirmohet se po bëhet shuarja e plotë e zjarrit. Në këtë aksion u angazhuan dhe zjarrfikësit e portit. Pritet që ekspertët të saktësojnë vendin ku shpërthyen flakët si dhe dëmet e shkaktuara.
/portali DurresLajm/





