Nëndetësen turke TCG GÜR S-357 që mbërriti ditën e enjte në portin e Durrësit e ka vizituar sot edhe zv/ministri i Mbrojtjes Petro Koçi, së bashku me zv.shefin e Shtabit të Përgjithshëm Gjeneralbrigade Manushaqe Shehu.

Vizitë në nëndetësen, e cila mban flamurin turk, por edhe flamurin shqiptar si vend pritës, e vizitoi sot edhe prefekti i qarkut Durrës, Roland Nasto dhe kreu i Këshillit të Qarkut, Alfred Mullaraj.

Nëndetësja TCG GÜR S-357 do të qëndrojë në Durrës deri më 18 mars. Nëndetësja turke TCG GÜR S-357 ka ardhur në Portin e Durrësit në zbatim të planit të bashkëpunimit ushtarak mes Republikës së Turqisë dhe Republikës së Shqipërisë, ndërsa me vizitën e saj synohet që të thellohet edhe bashkëpunimi në fushën ushtarake mes dy vendeve.

Nëndetësja është e gjatë 62 metra, e gjerë 6.2 metra dhe peshon 1400 tonë, ndërsa personeli i saj përbëhet nga 45 persona.