Durrës, 1 shtator 2014 –  Vetëm pak ditë pasi dha dorëheqjen si kryeinspektor i Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, Zyhdi Dajti, emërohet drejtor i Forcave të Sigurisë të Autoritetit Portual Durrës.Emërimi i tij u bë i ditur gjatë pasdites së sotme, ndërsa Dajti në këtë detyrë zevendëson Oliver Hoxhën.

Dorëheqja e Dajtit si kreu i INUK, erdhi pak ditë para se Inpektoriati të kalojë në varësi të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Dajti u komandua si kryeinspektor i INUK më 2 tetor 2013 nga Kryeministri Rama dhe zëvendësoi Gazmend Osmanaj.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/