Zyra e Punës në Durrës ka njoftuar përmes një njoftimi në Facebook se aktualisht ka vende të lira pune për disa profesione. Ajo që bie në sy janë vendet e punës që lidhen kryesisht me hotelerinë dhe lokalet apo restorantet, por nuk mungojnë edhe profesione si ekonomist etj.
Njoftimi për vende të lira pune në Durrës:
Kërkohet:
* Fizioterapiste
* Estetiste
* Parukiere
-Kërkohen punonjës në fushën e HOTELERISË
*Kamarier
*Banakier
*Ndihmës Kuzhinier
*Sanitare
*Ekonomist
*Recepsionist
*Picajol
Të interesuarit të paraqiten pranë Zyrës së Punësimit, Durrës për një informacion më të detajuar.
Nga ana tjetër, Zyra e Punës në Durrës njofton edhe nisjen e programit "Start Smart" synon të asistojë si punëdhënësit ashtu dhe punëmarrësit drejt plotësimit të kërkesave dhe nevojave të tyre.
Vetëm në qytetin e Durrësit janë të regjistruar rreth 2000 punëkërkues të cilët do të bëhen pjesë e këtij programi aftësimi profesional.





